Qeveria e Kosovës mbështet financiarisht Luginën e Preshevës
Publikuar:
(19.06.2024 22:02:57)

Qeveria e Kosovës njofton se në mbledhjen e saj ka vendosur që të ndihmojë Luginën e Preshevës me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre lobuese gjatë vizitës në Republikën Federative të Gjermanisë këtë muaj.
Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike, ka ndarë 10,270.00 €, si mbështetje financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre lobuese gjatë vizitës në Republikën Federative të Gjermanisë këtë muaj.
/Shqip.com