Lajme

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, 5 vendimet që u morën

Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje në mënyrë elektronike, ku ka marrë disa vendime.

Një prej këtyre vendimeve është edhe ai për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme ish shoqërore P. Sh IGK “Ballkan”, Njësia Damper, (ish Kampi “Casablanka”), për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Komunën e Suharekës.

Më poshtë gjeni të gjitha vendimet:

– Vendimin për rialokimin e mjeteve në shumë prej 577,900.00 € në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për zbatimin e Programit “Masat Preventive, Intervenime Emergjente nëpër komuna të ndryshme”.

– Vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme ish shoqërore P. Sh IGK “Ballkan”, Njësia Damper, (ish Kampi “Casablanka”), për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Komunën e Suharekës.

– Vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, në Komunën e Leposaviqit dhe Komunën e Zubin Potokut, në pajtim me aktgjykimet e plotfuqishme të gjykatave të Republikës së Kosovës.

– Vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga  Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për Projektin “Edukimi në Fëmijërinë e Hershme dhe Kujdesi për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”.

– Vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga  Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “KOMPAS – Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë”.

/Shqip.com