Qeveria e Kosovës do t’i mbështet me financa organizata që ndihmojnë me pako ushqimore familjet në nevojë

Organizatat të cilat ndihmojnë me pako ushqimore familjet në nevojë, tani e tutje do të mbështeten nga Qeveria e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur, Ministria e Financave të cilët kanë bërë thirrje që në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike do të vazhdojë ndihmë edhe për këto organizata.
“Vlera e mbështetjes për çdo entitet varet nga kapaciteti dhe intensiteti i entitetit dhe mund të jetë deri në 50 Euro për pako ushqimore, ku 70% e vlerës së pakos duhet të jenë produkte vendore”, thuhet në njoftim.
MF ka bërë të ditur se aplikimi për këtë shpallje bëhet përmes email adresës masa3.4@rks-gov dhe do të jetë i hapur deri më 7 prill 2022.
Për informata më të detajuara lidhur me dokumentet e nevojshme për aplikim, luteni t’i referoheni shpalljes në vegëzën në vijim: https://mf.rks-gov.net/…/2B4DCDBE-3B9F-49CE-895E… /Shqip.com