Qeveria e gatshme të ndryshojë Ligjin për festat zyrtare

Qeveria e Kosovës, mbështet në parim ndryshimin që të mos pushohet në ditë pune kur festat bien në fundjavë
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se qeveria mbështet në parim ndryshimin e dispozitës e cila aktualisht përcakton që të jetë ditë pushimi edhe atëherë kur festa zyrtare bie gjatë ditës së fundjavës.
“Sa i përket çështje së ngritur për ndryshimin e dispozitës e cila aktualisht përcakton që të ketë ditë pushimi edhe atëherë kur festa zyrtare bie gjatë ditës së fundjavës, si Qeveri ne e mbështesim në parim ndryshimin e kësaj dispozite”, ka deklaruar Kryeziu për ATV.

Nga Sindikata e Pavarur e Adinistratës dhe shoqëria civile, kishin kritikuar një praktikë të tillë dhe kërkonin plotësim-ndryshim të dispozitës së ligjit, madje kërkojnë që për ndryshimin e kësaj dispozite, Qeveria duhet të konsultohet me ta.
Theksojmë se sipas Ligjit për festat zyrtare për çdo festë zyrtare që bie në ditë vikendi, llogaritet ditë pushimi edhe dita pasuese e javës, ose dita e punës
Edhe kësaj radhe, për festën e Vitit të Ri, datat e festës janë në ditë vikendi, më datë 1 dhe 2 janar.
Por, sipas kalendarit të festave zyrtare, data e pushimit do të jetë të hënën dhe të martën./Shqip.com