Sport Ndërkombëtar

Qeni ua rrëmben topin futbollistëve (VIDEO)

Një episod interesant ka ndodhur në Brazil, ku një ndeshje u ndërpre për shkak të pushtimit të fushës nga qeni. Si të mos mjaftonte kjo, ai e mori me vete edhe një “suvenir”.

Jemi mësuar shpesh të shohim që tifozët të guxojnë, të hyjnë në fushën e blertë gjatë ndeshjeve të futbollit, por kësaj here pushtimi i fushës nuk ka asnjë lidhje me njeriun.

Qeni i futur në fushën e gjelbër u nxor nga lojtarët jashtë, por topin e futur ndër dhëmbë e ktheu në një suvenir.

/Shqip.com