Lajme

Qalaj arsyeton gjujtjen me armë nga PK-ja në Leposaviq

Ish drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, e ka arsyetuar gjuajtjen me armë nga Policia e Kosovës në Bistricë të Leposaviqit.

Në një intervistë për EO, sulmin ndaj Policisë së Kosovës, Qalaj e cilësoi si tentim vrasje ndaj të cilës zyrtarët duhet ta mbronin vetën sipas ligjit.

“Për mua nuk është çështja se pse policia ka reaguar në atë mënyrë, unë mendoj që kurdoherë që polica sulmohet, pavarësisht sulmit policia e ka obligim ligjorë që të reagoj që të mbrojë vetën dhe mendoj që është një reagim i ligjshëm. Duke marr parasysh nga informata që i kam nga mediat po ashtu edhe nga komunikatat e policës, personat nuk ju kanë ndalur policisë dhe e kanë sulmuar me veturën e tyre në lëvizje dhe sulmi i tyre në lëvizje ndaj policisë që kanë qenë në detyrë statike për mua konsiderohet si tentim vrasje, pra të dyshuarit kanë tentuar që t’i vrasin policët e Kosovës dhe mendoj që policët kanë zbatuar hiq më pak e më shumë vetëm ligjin e policisë”, tha Qalaj.

Qalaj tha se policia e Kosovës është gjithmonë në rrezik, por që sipas tij ajo është e përgatitur edhe në shumë mënyra. Ai ka përmendur edhe numrin e lartë të policëve të vrarë gjatë kryerjes së detyrës.

“Puna e policëve është gjithmonë me rrezik të lartë, është një institucion që ka 21 policë që kanë vdekur në krye të detyrës edhe këto ditë jemi dëshmitarë që policia e Kosovës sidomos në komunat veriore i’u është nënshtruar një rreziku mjaftë të madhe për shkak të një padëgjueshmërie qytetare atje dhe për shkak të një reagimi armiqësor të elementëve kriminal ndaj policisë së Kosovës. Mendoj që jeta e tyre është e rrezikuar mjaftë mirëpo policët janë të përgatitur edhe psiqikisht edhe fizikisht që t’i bëjnë ballë rreziqeve të ndryshme”, tha ai.

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës theksoi se nuk ka rëndësi se çfarë kombësie apo çfarë komuniteti janë të dyshuarit, teksa thotë se sulmuesi mbetet kriminel.

“Prapë po e përsërisë, unë për vete jam ndjerë shumë mirë kur policët kanë neutralizuar rrezikun duke përdorur armën e zjarrit, pra kudo në çdo pjesë të vendit policia nuk guxon të sulmohet nga as kush. Për mua nuk është më rendësi se çfarë kombësie apo çfarë komuniteti janë të dyshuarit për mua ata janë të dyshuar, janë kriminel, çdo kush që tenton ta sulmoj policinë është kriminel. Në këtë rast nëse polici ka qenë i rrezikuar me jetë ai duhet të përdorë gjitha pajiset që i ka për të mbrojtur vetën dhe kolegun e tij”, tha ai.

Kujtojmë se para dy ditësh, Policia e Kosovës ishte sulmuar gjatë patrullimit në fshatin Bistricë të Leposaviqit.

Nje makinë e cila kishte refuzuar të iu  nënshtrohet kontrolleve policore, kishte goditur makinën e policisë dhe me pas ishte larguar. Ndërsa, për të neutralizuar situatën, Policia e Kosovës ka shtënë me armë zjarri.

/Shqip.com