Putini viziton Mariupolin

Presidenti rus, Vladimir Putin ditën e sotme ka vizituar qytetin ukrainas tashmë të pushtuar nga Rusia, Mariupolin.
Ky udhëtim i Putinit është i pari në Ukrainën lindore që nga fillimi i luftës në vitin e kaluar.
Vizita e Putinit erdhi pasi ai vizitoi ditë më parë Krimen në shënimin e nëntë vjetorit të aneksimit të saj.
Kjo agjendë e Putinit po zhvillohet dy ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare lëshoi urdhër-arrest për të, raporton The Guardian.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim dhe Evropë tha se bombardimi i hershëm i Rusisë në një maternitet në Mariupol ishte një krim lufte.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka bërë një numër udhëtimesh në fushën e betejës për të rritur moralin e trupave dhe për të diskutuar strategjinë, por Putin ka mbetur kryesisht brenda Rusisë gjatë luftës.
Media ruse njoftoi të dielën se Putin u takua gjithashtu me komandën e lartë të operacionit të tij ushtarak në Ukrainë, duke përfshirë Valery Gerasimov, shefin e shtabit të përgjithshëm.
/Shqip.com