Lajme Botë

Putin uron Trump, thotë se është i gatshëm për paqe afatgjatë në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin përgëzoi presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për marrjen e detyrës disa orë përpara inaugurimit të Trump në Uashington.

Putin tha se është i hapur për dialog me administratën e re të SHBA-së për Ukrainën dhe armët bërthamore.

Kreu i Kremlinit, i cili u shpreh se dëshiron të sigurojë paqe afatgjatë në Ukrainë dhe jo një armëpushim të shkurtër, i bëri komentet gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

Trump do të marrë sot detyrën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

/Shqip.com