Lajme

Putin akuzon Ukrainën për “terrorizëm” të urës së Krimesë

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Ukrainën për sulmin ndaj urës drejt Krimesë së aneksuar nga Rusia, duke thënë se ishte një “akt terrorizmi”.

Putin tha se forcat e inteligjencës së Ukrainës kishin synuar të shkatërronin një pjesë kritike të infrastrukturës civile të Rusisë, raporton BBC.

Ai foli në një takim me kreun e Komitetit Hetues të Rusisë, Alexander Bastrykin.Zyrtarët thonë se tre persona u vranë nga shpërthimi në urë.

Viktimat ishin në një makinë aty pranë kur shpërtheu një kamion, thonë zyrtarët rusë.

“Autorët, dhe sponsorët janë shërbimet sekrete të Ukrainës.Nuk ka dyshim se ky është një akt terrorist që synon të shkatërrojë infrastrukturën kritike civile ruse” tha Putin.

Kalimi hekurudhor dhe rrugor u hap në vitin 2018 dhe është një rrugë kryesore furnizimi për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.Bastrykin tha se qytetarët e Rusisë dhe disa shteteve të huaja kishin ndihmuar përgatitjet për sulmin.

Një ditë më parë, Rusia tha se e ka rihapur pjesën e padëmtuar të rrugës në një urë kyçe për në Krimenë e pushtuar që u godit nga një shpërthim.

/Shqip.com