Pushteti i Vuçiç sfidohet në mes të Beogradit, protestuesit vijojnë rezistencën në kryeqytetin serb
Publikuar:
(15.03.2025 20:11:36)

Protesta historike në Beograd vijon prej orës 16.00. Mbi 100 mijë njerëz të mbledhur nga qytete të ndryshme të Serbisë u tubuan në kryeqytetin serb këtë të shtunë.
Studentët dhe qytetarët janë mbledhur në qendër të Beogradit, ndërsa marshime ka patur edhe në rrugët e kryeqytetit.
Janë shënuar edhe incidente si dhe përplasje me policinë. Para Kuvendit të Serbisë një grup të rinjsh iu vunë flakën traktorëve të lënë aty.
Pranë parkut të Pionerëve, ata i ndezën traktorët, ndërsa u hodhën sheqer në sabrator me qëllim për t’i dëmtuar në mënyrë që të mos largohen më prej aty.



/Shqip.com