Puntorët e Postës së Kosovës në grevë, kërkojnë rritje të pagave
Publikuar:
(15.05.2023 11:49:03)

Punëtorët e Postës së Kosovës kanë hyrë në grevë të hënën.
Sipas burimeve të Shqip.com, punëtorët po kërkojnë rritje të pagave.
Ndërsa, nuk dihet sa do të qëndrojnë në grevë.
Kujtojmë që muaj më parë, posta kishte probleme të mëdha financiare, duke mos arritur të paguajë as pagat e punëtorëve.
/Shqip.com