“Punoja 16 orë në ditë…”/ Gramozi rrëqeth me rrëfimin e tij! Surprizohet nga partnerja, mësojnë gjininë e bebit
Publikuar:
(07.01.2025 23:40:28)
Në një rrëfim të rrallë banori i Big Brother VIP Albania, Gramozi nga Kosova, tregon vështirësitë që ka kaluar në jetë.
“Bëja dy punë, punoja 16 orë, operator dhe taksist. E di që edhe bashkëshortja e ka pasur problem. Djalin e çoj shumë në çerdhe edhe nisi të sëmurej, e më pas vendosëm të qëndronte bashkëshortja në shtëpi për të mbajtur djalin. Ne nuk jemi një familje e pasur, as mami nuk punon. Vetëm babai”.
Më pas ai u surprizua në Big Brother VIP nga partnerja shtatzënë, e cila i foli për djalin, Fronin.
Ndërkohë aty Gramozi ka mësuar gjininë e bebit, e cila është vajzë, ashtu siç ai donte të ishte.
/Shqip.com