Punëtori merr 11 mijë euro, nuk u paraqit në punë
Publikuar:
(13.05.2022 10:17:34)

Një punëtorë ka arritur që të rrëmbejë 11,000 mijë euro dhe të largohet nga vend i punës ku edhe nuk është rikthyer përsëri.
Kjo është bërë e ditur në bazë të raportit të Policisë në 24 orët e fundit.
‘’Një punëtor i një firme në Lipjan të enjten ka marrë 11,000 euro të punës dhe nuk është kthyer më në punë. Policia e Kosovës po e heton rastin por nuk ka arrestuar dikë ende’’ thuhet në njoftimin e Policisë
Po ashtu është bërë e ditur se punëtori ishte duke shpërndarë mallin kur mori paratë./Shqip.com