Lajme

Punëtorët shëndetësorë në Kosovë nga java e ardhshme do të hyjnë në grevë

Foto ilustruese

Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka marrë vendim që të gjithë punëtorët shëndetësor, të enjten me datë 25 nëntor, do të mbajnë grevë të përgjithshme një ditore, tetë orëshe.

Deri atëherë Këshilli Drejtues i FSSHK-së kërkon takim urgjent me kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës, Xhelal Sfeçla dhe ministrin e ri të Shëndetësisë, Rifat Latifi, shkruan Shqip.com.

Grevë

“Qëllimi i këtyre takimeve është që Projektligji për Pagat të hartohet në bashkëpunim me Sindikatat dhe faktorët të tjerë dhe të shkoj sa më parë në Parlament kurse i njëjti të filloj së implementuari nga viti 2022”.

“FSSHK-së paralajmëron se grevat dhe veprimet të tjera sindikale do të jenë të vazhdueshme nëse Qeveria dhe instancat tjera relevante nuk reflektojnë”, thuhet në njoftimin nga FSSHK./Shqip.com