Publikohet reagimi i futbollistëve të Manchester Cityt pas humbjes së Arsenalit (VIDEO)
Publikuar:
(20.05.2023 23:15:00)

Arsenal u mposht në udhëtim te Nottingham Forest me rezultatin 1-0, duke shuar çdo shpresë për të fituar titullin kampion në Premier League. Kjo disfatë shpalli matematikisht kampion Manchester Cityn me të besuarit e trajnerit Pep Guardiola që për të tretin vit radhazi provuan se janë në majën e futbollit anglez.
Por si e festuan “The Citizens” titullin? Një video e publikuar së fundmi tregon se lojtarët ishin grumbulluar para televizorit dhe po ndiqnin ndeshjen Nottingham-Arsenal dhe në momentin që gjyqtari mbylli ndeshjen, te City shpërtheu festa teksa ata më të papërmbajturit ishin Ake, Phoden apo edhe Grealish.
/Shqip.com