Teknologji

Publikohet online kodi bazë i Twitter

Për Elon Musk u bë një zhvillim jo i mirë kohëve të fundit sa i përket Twitter-it.

Gjatë ditës së premte, disa dokumente të dërguara në gjykatë zbulonin se pjesë të kodit burimor të Twitter ishin publikuar online raportoi New York Times.

Një padi në gjykatë zbuloi se Twitter kishte pretenduar të drejtën e autorit dhe rrëzimin e një kodi në Github që kompania pretendon se i përkiste asaj.

Edhe pse kodi u hoq të njëjtën ditë, nuk dihet se për sa kohë ka qenë online dhe çfarë pasojash mund të ketë.

Twitter gjithashtu kërkoi nga gjykata e Distriktit të Karolinës së Veriut që të detyronte Github të zbulojë identitetin e përdoruesit dhe atyre që e kanë aksesuar apo shkarkuar.

Ekzekutivët e kompanisë besojnë se kjo është punë e një punonjësit i cili është larguar nga kompania vitin e kaluar.

 Është një ngjaje që mund të ketë ndodhur gjatë kohës që Elon Musk ishte në përpjekje për të blerë Twitter për 44 miliardë dollarë dhe pasi e përmbylli marrëveshjen, shkurtoi 80 përqind të stafit, shkruan PCËorld.al

Ekzekutivët tremben se zbulimet e kodit të vjedhur mund ti hapë rrugë hakimeve në të ardhmen dhe aktorë të këqij të aksesojnë të dhënat e kompanisë.

/Shqip.com