Publikohet lista e kuqezinjëve, mungon Berat Xhimshiti
Publikuar:
(06.11.2021 14:43:01)

Është publikuar lista e futbollistëve të ftuar në kombëtaren shqiptare për ndeshjet kualifikuese për “Katari 2022”.
Edoardo Reja ka bërë disa ndryshime në këtë listë, për dallim nga hera e fundit, shkruan Shqip.com.
Për shkak të lëndimit, jashtë listës është lënë qendërmbrojtësi i Atalanës, Berat Xhimshiti.
Mungesa e tij do të jetë një hendikep i madh për kuqezinjët, ndërsa mbetet të shihet si do e menaxhojë këtë, selekori italian.

Të riktheyer në ekip janë dyshja, Albi Doka dhe Qazim Laçi.
Me 12 nëntor, Shqipëria do përballet në udhëtim ndaj Anglisë, kurse tre ditë më pas do luajnë në “Air Albania”, ku do e presin Andorën.
Aktualisht, kombëtarja shqiptare është e treta në Grupin I, me 15 pikë pas 8 ndeshjeve të zhvilluara./Shqip.com