Publikohet lista e Kosovës U17 në volejboll

Përfaqësuesja e Kosovës U17 në volejboll e ka shpallur listën e volejbollisteve të ftuara për ndeshjet parakualifikuese të Kampionatit Evropian, i cili zhvillohet në Turqi, njofton FVK, shkruan Shqip.com.
Ekipi i kompletuar me 14 lojtare tashmë ka filluar ushtrimet, të cilat po i zhvillon dy herë në ditë të ndara në dy pjesë, atë teknike dhe taktike.
Nga e marta, 3 janar, ekipit do t’i bashkohet edhe trajneri i ri i Përfaqësueses, Donald Suxho, i cili eksperiencën e bujshme dhe bagazhin e pasur si volejbollist i suksesshëm do të mundohet ta transmetojë te vashat e reja kosovare.
FVK i ka ndërmarrë të gjitha përgatitjet e duhura për të ofruar kushtet e duhura në mënyrë që ushtrimet e Kosovës U17 të shkojnë sipas planprogramit.
Lista e lojtareve të ftuara
Erza Begaj
Enkela Voci
Yllza Haziri
Valencia Deda
Megi Bislimi
Blerina Begaj
Blerdina Voci
Fjona Shala
Sara Pira
Shqipe Hakolli
Era Fetahu
Merisa Slivova
Enda Gjakolli
Adea Millaku
/Shqip.com