Lajme

Publikohet fotografia e parë e Adriana Matoshit pas operacionit

Adriana Matoshi

I dashuri i Adriana Matoshit, ka publikuar fotografinë e parë të saj pas operacionit, përcjell Shqip.com.

Matoshi është operuar të mërkurën për ta larguar tumorin në tru që i ishte rikthyer pas nëntë vitesh.

Lexo edhe:
“Ecim për Adrianën”, qytetarë e kolegë solidarizohen me aktoren që u diagnostikua sërish me tumor në tru

Ndërkaq, miqtë e saj kanë njoftuar se operacioni ka kaluar me sukses dhe ajo po vazhdon të rikuperohet.

Fotografia e Matoshit pas operimit.

Ndryshe, në shenjë solidarizimi me aktoren, të martën është organizuar një ecje në sheshet e Prishtinës.

Ecja nëpër shesh në shenjë solidarizimi me Adriana Matoshin.

Një numër i madh i qytetarëve, kolegë e familjarë në mbështetje të saj, kanë ecur nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te “Teatri Kombëtar”./SHQIP.com