Publikohet drafti serb për Asociacionin, këto pika ishin të papranueshme për Kurtin

Mbrëmë në Bruksel, pas tre orësh negociata, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të pranojnë Projektstatutin e Bashkësisë së Komunave Serbe, të cilin ua ka prezantuar Ekipi Menaxhues, shkruan media serbe Novosti.
“Është një dokument që rrjedh drejtpërdrejt nga Marrëveshja e Parë për Parimet që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve nga viti 2013 dhe Parimet e Përgjithshme nga 2015, në përputhje me Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale, të cilën delegacionet nga Prishtina e pranuan dhe e ratifikuan në parlamentin e tyre.
Drafti i Ekipit Menaxhues të Asociacionit, i cili përfshin përfaqësues të komunave serbe nga Kosova është hartuar në vitin 2018, por deri mbrëmë shqiptarët nuk kanë pranuar të njihen me përmbajtjen e tij, edhe pse ishte obligim i tyre nga Marrëveshja e Brukselit”, shkruan Novosti.
Teksti i përmendur rregullon pozitën e Komunitetit, të drejtat dhe detyrat e tij, fushëveprimin e punës, kompetencat, financimin.
“Kurti më së shumti shqetësohej nga neni 2, i cili flet për territorin që do të menaxhohej nga Asociacioni dhe “simbolet e saj”, siç e interpreton ai, pra të drejtën për flamur, stemën dhe himnin dhe selinë administrative që do të ishte në Mitrovicën e Veriut.
Veç kësaj dhe neni 16, që nënkupton se Komuniteti menaxhon pronat dhe mallrat publike, infrastrukturën, burimet natyrore. Gjithashtu, atij nuk i pëlqen zëri sipas dispozitës së pronës dhe të ardhurave të komunitetit, i cili specifikon të drejtën e Asociacionit për të marrë para nga buxheti i Serbisë. Delegacionit të Prishtinës nuk i pëlqen as neni 54, i cili thotë se asetet në përdorim të përgjithshëm (rrugët, urat, tunelet, hekurudhat, rrugët, parqet…), të cilat gjenden në territorin e Asociacionit, menaxhohen nga Komuniteti”, thuhet nga media e afërt me pushtetin në Serbi, Novosti.rs.
Shihni tekstin e plotë të Statutit të paraqitur në Bruksel më poshtë:
Propozimi i plotë i draft statutit për Asociacionin
/Shqip.com