Publikohet burofaxi që Messi i kishte dërguar Bartomeut për t’u larguar nga Barcelona

Ani pse largimi i Leo Messit këtë sezon në drejtim të PSG-së ka befasuar komunitetin sportiv, një gjë të tillë ai e kishte kërkuar edhe një vit më parë.
Sipas mediave spanjolle, argjentinasi i kishte dërguar një burofax ish-presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu në vitin 2020, ku kishte kërkuar largimin e tij nga “Camp Nou”, transmeton Shqip.com.
“I dashur Z. Bartomeu. Në përputhje me dispozitat e Klauzolës 3.1. Nga kontrata e 25 Nëntorit 2017, ju shpreh dëshirën time për të ndërprerë kontratën time si lojtar profesionist.Unë e di se afati i përfundimit të njëanshëm të kontratës ka skaduar, por kjo duhet të shpjegohet me rrethanat e jashtëzakonshme për shkak të të cilave sezoni 2019/20 u anulua. Sezoni përfundoi dje, pa paragjykuar faktin se ai përfundoi për ne më 15 gusht kur u kthyem në Barcelonë pasi u eliminuam nga Liga e Kampionëve më 14 gusht. Në çdo rast, 10 ditë pas përfundimit të sezonit, në përputhje me marrëveshjen tonë, e cila duhet të interpretohet sipas rrethanave të jashtëzakonshme të sezonit, unë ushtroj të drejtën time për të zgjidhur kontratën siç u përmend më lart në fuqi nga 30 gushti, 2020”, kishte shkruar Messi në atë burofax.
Por, kjo kërkesë e numrit 10 ishte refuzuar nga Bartomeu i cili më pas kishte dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të klubit katalunas. /Shqip.com
