Rozë Ndërkombëtar

Publikohen pamjet kur hajdutët vjedhin BMW-në e mbi 100,000 eurove të Tom Cruise

Tom Cruise dhe pamjet nga kamerat,

Ditën e djeshme u raportua se BMW-ja prej 100,000 paundësh e  Tom Cruise ishte vjedhur së bashku me sendet me një vlerë marramendëse brenda saj.

“The Sun” ka siguruar disa orë më vonë pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur makina luksoze e vjedhur parkohet pas një dyqani.

Një shofere femër gjithashtu shihet me një çantë të gjelbër në dorë që mendohet se ka disa nga sendet e aktorit. Makina luksoze u vodh jashtë një hoteli në Birmingham në orët e para të së martës nga hajdutët që përdorën një skaner për të klonuar sinjalin që hap dhe ndez makinën.

Pamjet në video tregojnë se makina parkohet më pak se tre milje larg vendit ku u vodh në Smethwick në orën 09:13 të mëngjesit.

“Pamjet tregojnë makinën e zezë duke u futur në parkun e makinave dhe duke u parkuar pak më larg se makinat e tjera që ndodheshin aty. Dritarja e sediljes së pasagjerit mbyllet pasi makina ka ndaluar, para se një burrë me xhup dhe xhinse blu të dalë nga ana e pasagjerit”, ka shkruar kjo media në artikull.

Një burrë tjetër, me xhinse blu, kapele dhe pallto, shfaqet nga hyrja e parkingut të makinave dhe bisedon me pasagjerin.

Shoferi, një grua e veshur me xhinse dhe një pallto, u bashkohet dy djemve, para se të tre të largohen.

Tutje, thuhet se Tom po filmonte skena për filmin “Mission: Impossible 7” në një qendër tregtare në Birmingham së bashku me aktoren Hayley Atwell në kohën kur ndodhi vjedhja.

Kompania e “BMW” i ka dhënë një tjetër makinë identike aktorit brenda disa orësh pas vjedhjes./SHQIP.com