Sport Shqiptar

Publikohen formacionet, kështu do luajë Shqipëria

Shqipëria po bëhet gati për premierën e Euro 2024.

Kuqezinjtë luajnë sonte në orën 20.45 miqësoren ndaj Kilit, në Stadio Ennio Tardini (Parma).

Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka shuar të gjitha dilemat sa i takon rreshtimit.

Për të dy përfaqësueset, kjo është përballja e tyre e parë direkte në histori.

Në Parma do të jenë mbi 13 mijë tifozë, që do të ndjekin nga afër ndeshjen.

Kjo nuk është e vetmja miqësore në muajin mars, pasi pas disa ditësh do të masim forcat me Suedinë në “Friends Arena”.

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Manaj.

/Shqip.com