Sport Ndërkombëtar

PSG tenton ta marr, por Barcelona e bllokon talentin

Barcelona
Barcelona

Luis Kampos, drejtori sportiv i ekipit kampion të Francës, PSG-së, tenton këtë merkato të transferonte talentin katalanas Pau Kubarsi nga Spanja për në kryeqytetin francez, por përpjekjet e tij dështuan në mars, kur Barcelona e “blindoi” mbrojtësin me një kontratë të re.

Kubarsi gjatë Botërorit U-17 kishte një klauzolë lirimi prej 10 milionë eurosh, dhe klubi parisien e futi atë në planet e merkatos së verës, dhe si përforcimi i radhës i projektit të famshëm tani më të PSG-së, që do të fokusohet në kultivimin e talenteve të reja.

Gjithçka mori një rrjedhë komplet tjetër, ku me 19 mars, Barcelona ia rinovoi kontratën Kubarsit, me të renë që i skadon në vitin 2027, dhe me një klauzolë lirimi që kam vlerën e 500 milion eurove.

Natyrisht një shifër tepër e madhe për një djalosh të ri si mbrojtësi spanjoll, gjë që bëri që PSG-ja të bënte hapa mbrapa dhe të tërhiqej nga ky transferim.

/Shqip.com