PSG-ja po mposhtet nga Llille
Publikuar:
(29.10.2021 21:32:00)

Llile ka kaluar në epërsi ndaj PSG-së në kryendeshjen e javës në Ligue 1.
Pas 31 minutave lojë, mysafirët kanë kaluar në epërsi me anë të Jonathan David, shkruan Shqip.com.
Në rolin e asistuesit ishte, Burak Yallmaz.
Edhe nëse ndeshja mbaron me rezultat të njëjtë, PSG-ja është prapë lidere në Ligue 1.
Ndërsa, Llile, me një fitore të mundshme – do të ngritej në pozitën e gjashtë.
Rast të mirë për shënim pati edhe Leo Messi, por nuk u tregua i saktë nga afërsia.
Argjeninasi, ende nuk e ka gjetur rrugën për te goli në futbollin elitar në Francë, në pesë ndeshje të zhvilluara.
Për shkak të lendimit, për parisienët nuk është duke luajtur, Kylian Mbappe./Shqip.com