PSG-ja nis bisedimet me Renato Sanchez

Renato Sanchez mund të mbetet në Francë.
Mesfushori portugez – e dëshiron një largim nga Lille, teksa Paris Saint Germain është interesuar për shërbimet e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.
“Luís Campos punon për Renato Sanches në kontakt të drejtpërdrejtë me palën e lojtarit – ndërsa kontrata po përgatitej për Vitinha për një marrëveshje pesëvjeçare. PSG është ende në bisedime me Interin për Skriniar pasi oferta hapëse e refuzuar… dhe duke pritur për emërimin e Galtier”, ka shkruar Romano.

Sanzhez zhvilloi 25 ndeshje në sezonën e fundit në elitën e futbollit francez, teksa shënoi dy gola dhe asistoi pesë herë.
24 vjeçari konsiderohet si futbollist me të ardhme të ndritur, teksa interesim për të ka shprehur edhe Milani.
Vlera e tij në tregun e transferimeve, sipas “Transfermarkt” konsiderohet të jetë 28 milionë euro./Shqip.com