Sport Ndërkombëtar

PSG fokusohet në transferimin e Paul Pogbas

Paul Pogba

Paul Pogba pritet të jetë transferimi më i madh i Paris Saint-Germain gjatë këtij afati kalimtar, transmeton Shqip.com.

Sipas gazetave franceze, drejtori sportive i parisienëve, braziliani Leonardo insiston në transferimin e Pogbas, i cili ka kontratë me Manchester United deri në verën e vitit të ardhshëm.

Drejtuesit e klubit të Parisit, janë të gatshëm t’i ofrojnë United rreth 60 milion euro për transferimin e francezit, i cili ka refuzuar renovimin e kontratës dhe po kërkon largimin nga “Old Trafford”.

28-vjeçari është pjesë e “Djajte të kuq” që nga viti 2016 kur u transferua nga Juventus për 105 milion euro.

Edicionin e kaluar në 42 ndeshje në të gjitha garat me United, shënoi gjashtë gola dhe dhuroi nëntë asistime./Shqip.com