Art Jetese

Pse vitamina C duhet pikërisht këtë periudhë

Vitamina C shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes, forcon sistemin imunitar dhe shërben si antioksidant kundër radikaleve të lira.

Prania e saj është e rëndësishme në të mirë të sistemit imunitar, kundër sëmundjeve të zemrës, problemeve me shtatzëninë, sëmundjeve të syve dhe rrudhave të parakohshme.

Ajo mbështet rritjen normale të trupit, zhvillimin e tij dhe përthithjen e hekurit.

Organizmi i njeriut nuk mundet të prodhojë apo ruajë vitaminën C.

Kjo e bën marrjen e kësaj vitamine nga ushqimet, një nevojshmëri të madhe.

Sasia maksimale që njeriu mund të marrë nga kjo vitaminë është 2000 miligramë në ditë.

Ushqimet më të pasura me Vitaminë C

Për shumë njerëz, një portokall, një racion me luleshtrydhe, speca të kuq apo brokoli, ofron një dozë të mjaftueshme të vitaminës C.

Shenjat që jep trupi kur mungon vitamina C

Stresi është i pashmangshëm gjatë ditës.

Ai nxitet nga një sërë faktorësh, ngjarjesh dhe mendimesh.

Mungesa e vitaminës C i shumëfishon këto faktorë nxitës të stresit, jo vetëm në frekuencë por edhe në përmasë. Njerëzit që kanë mungesa të vitaminës C shpalosin sjellje të ngjashme me depresionin, ndihen më të lodhur dhe pa energji, shkruan agroweb.

Probleme me dhëmbët

Vitamina C i mban dhëmbët dhe mishrat e tyre të shëndetshëm.

Mungesa e kësaj vitamine shkakton erozion dhe rënie të dhëmbëve.

Sistem të dobët imunitar

Mungesa e vitaminës C krijon një handikap në sistemin imunitar.

Jo vetëm që organizmi sëmuret shpesh, por edhe shërimi dhe rikuperimi është më i vështirë. Një sistem i dobët imunitar e ka më të vështirë të mposhtë infeksionet dhe bakteret.

Plogështi

Anemia prek me qindra shqiptarë.

Plogështia është një prej simptomave të saj që vjen si pasojë e niveleve të ulëta të hemoglobinës. Mungesa e vitaminës C shkakton anemi dhe probleme me prodhimin e qelizave.

Shtim në peshë

Mungesa e vitaminës C rrit masën dhjamore në organizëm.

Kjo ndodh sepse trupi resht së përdoruri yndyrat si burim energjie.

/Shqip.com