Pse shumë çifte ndahen në verë

Shumë çifte vendosin të divorcohen gjatë verës.
Por pse ndodh kjo?
Gjatë pushimeve, shumë njerëz e kuptojnë se nuk përshtaten vërtet, pasi dëshirat e tyre nuk përputhen.
Orët e gjata të pushimeve mund të sjellin tensione dhe për pasojë marrjen e vendimit për t’i dhënë fund lidhjes tuaj.
Pritshmëritë e tepërta për pushime dhe organizimi i tyre i detajuar mund të ndikojë negativisht, pasi realiteti shpesh është ndryshe. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, ka mjaftueshëm kohë të lirë për të menduar për problemet e marrëdhënieve ose për të mbi-analizuar disa situata.

Në verë, mund të rritet dhe rreziku i tradhtisë dhe disponimi për njohje të reja. Gjithashtu dhe ndërprerja e menjëhershme e rutinës shkakton ndryshime dhe probleme psikosomatike. Ndaj edhe pushimet kthehen në makth dhe tensionet shtohen./SHQIP.com