Art Jetese

Pse shkenca thotë se njerëzit single jetojnë më mirë

Të qenët single ka avantazhet e veta. Nuk është vetëm një mendim, por një pohim shkencor. Në fakt, kërkime të ndryshme kanë treguar se jeta pa një të dashur mund të jetë njësoj–në mos më shumë– e kënaqshme nga këndvështrime të ndryshme.

I fundit është ai i kryer nga dr.Bella DePaulo në Universitetin e Kalifornisë.

Sipas sociologes dhe ekipit të saj, njerëzit që janë të lirë nga lidhjet sentimentale janë më të kënaqur në punë dhe arrijnë t’i menaxhojnë më mirë marrëdhëniet personale me miqtë, familjen dhe kolegët.

Pse është mirë të qëndrosh single

Studimi i doktoreshë Bella DePaulo, psikologe sociale e universitetit të Kalifornisë, është kryer mbi 814 persona, beqarë dhe të martuar. Nga rezultatet del se personat që nuk ishin në një marrëdhënie ishin më të motivuar dhe më të kënaqur se sa ata që ishin çift. Personat single ishin të kënaqur me rritjen e tyre personale dhe i arrinin objektivat më shpejt se të tjerët. Gjithashtu, kishin marrëdhënie më të ngushta me të afërmit, miqtë dhe kolegët sesa pjesmarrësit e martuar.

Limitet në çift

Studimi i doktoreshë DePaulo nxorri në pah se të martuarit kanë tendencë të bëhen më josocialë, duke u mbyllur brenda njësisë familjare, duke dalë më pak dhe duke kultivuar më pak marrëdhënie ndërpersonale jashtë atyre në çift.

Më pak stres

Duket e pabesueshme ta thuash, por një studim tjetër i kryer nga dy shkencëtarë të Lafayette College dhe Universiteti i Miami, ka zbuluar se beqarët janë më pak të prirur të ndiejnë emocione krahasuar me personat e martuar.

Beqarët do të ishin më të zotë në administrimin e emocioneve negative siç janë ankthi dhe stresi duke promovuar zhvillimin personal.