Art Jetese

Pse miqtë janë të mirë për ju?

Të pasurit rrjet të gjerë shoqëror, ndihmon në luftimin e obezitetit, diabetit dhe sëmundjeve kronike.

Studimi zbulon se, personat e shoqërueshëm kanë forma të ndryshme të mikroorganizmave në zorrë, sepse i marrin mikrobet e ‘mira’ nga njëri-tjetri.

Ekspert nga Universiteti i Kalifornisë në Shtete të Bashkuara, thonë se të pasurit e grupeve të ndryshme të baktereve, ndihmon në luftimin e obezitetit, diabetit dhe sëmundjeve të ndryshme.

Madje sa më të ndryshme të jenë grupet e mikroorganizmave në zorrë, janë më të rezistueshme ndaj infeksioneve oportune.

Raporti i botuar në zhurnalin Shkenca e Avancuar, tregon se fëmijët e vegjël dhe njerëzit e vetmuar, kanë shumë pak lloje bakteresh në zorrë.

Shumëllojshmëria e baktereve, të cilat kanë mundësi të parandalojnë dhe luftojnë sëmundje, mund të arrihet vetëm me shoqëri të gjerë dhe kontakte të shpeshta./Shqip.com