Pse kemi uri natën?

Urisë nuk i shpëton dot, pavarësisht vetëkontrollit apo regjimeve strikte.
Por, ushqyerja në orët e vona sipas ekspertëve është një nga faktorët që nxit edhe shtimin në peshë.
Arsyet përse uria bëhet më e fortë gjatë natës janë të ndryshme.
Ekspertët shpjegojnë se luhatja e menjëhershme e niveleve të sheqerit në gjak është e dëmshme.
Ato duhet të jenë të qëndrueshme sa më gjatë që të jetë e mundur.
Luhatja e niveleve të sheqerit në gjak nxitet më së shumti nga konsumi i karbohidrateve të thjeshta siç është mielli i bardhë dhe sheqeri.
Në reagim të tyre, trupi prodhon insulinë të shpejtë që të përpunojë sheqerin.
Kur niveli i glukozës në gjak është i ulët, njeriu ndihet i acaruar dhe në ankth.
Rrahjet e zemrës janë të çrregullta dhe uria është e madhe.
Nivelet e ulëta të glukozës gjatë natës mund të ndikohen edhe nga aktiviteti i tepruar fizik gjatë ditës.
/Shqip.com