Art Jetese

Pse kafja nuk të jep energji shtesë?

Kur bëhet fjalë për zgjimin në mëngjes, shumica prej njerëzve mbështeten në një filxhan kafe.

Por, sipas ekspertëve kjo nuk do t’ju japë energji shtesë – por në vend të kësaj e huazoni atë.

Dr Emma Beckett, një nutricioniste molekulare nga Universiteti i Newcastle, tha se kjo ‘hua’ e ndjenjës së zgjuar përfundimisht do të duhet të kompensohet me gjumë.

Ajo shpjegoi se kafeina largon përgjumjen duke bllokuar përkohësisht një kimikat të quajtur adenozinë.

Ky kimikat është pjesë e sistemit që rregullon ciklin tonë të gjumit dhe zgjimit, me nivele që rriten gjatë gjithë ditës pasi çlirohet si nënprodukt kur energjia përdoret nga qelizat tona.

Përfundimisht adenozina lidhet me receptorin e saj – një pjesë e qelizave që marrin sinjale – gjë që u thotë qelizave të ngadalësojnë, duke na bërë të ndihemi të përgjumur.

Kafeina mund të na ndihmojë të ndihemi zgjuar duke u lidhur me receptorin e adenozinës dhe duke parandaluar që kimikati të shkaktojë ndjenjën e përgjumjes.

Beckett shpjegoi se ndërsa jemi duke fjetur, nivelet e adenozinës bien pasi ne përdorim më pak energji, që do të thotë se zgjohemi në mëngjes duke u ndjerë të freskët.

Pirja e kafesë më vonë gjatë ditës, kur ka më shumë adenozinë në trup, mund të ndihet më e fuqishme se një filxhan mëngjesi, tha ajo.

Dhe nëse ju pëlqen kafeja me sheqer, kjo mund të shtojë ndjenjën eventuale të ‘përplasjes’ pas rritjes së sheqerit në gjak, shtoi ajo.

/Shqip.com