Pse i kërkojë falje mbrëmë Donaldi opinionistit?
Publikuar:
(08.01.2022 11:07:24)

Në spektaklin që është mbajtur mbrëmë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri është larguar Meridian Raci.
Ai la përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri e po ashtu edhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Derisa po largohej nga shtëpia e BB VIP, ai u përshëndet me të gjithë banorët e tjerë.

Në momentin që iu afrua Donaldit, ky i fundit u përlot dhe i kërkoi falje pasi u ndje fajtor për daljen e Ramçajt.
Kjo pasi ai javën e kaluar kishte mundësi që të dërgonte në nominime tre persona dhe njëri nga ta ishte opinionisti.
Ndryshe edhe për ketë javë Donaldi është shpallur i preferuari i publikut./SHQIP.com
