Pse e ndërpreu Mc Kresha koncertin në Drenas?
Publikuar:
(01.08.2023 13:44:05)

Një ngjarje aspak e këndshme i ka ndodhur së fundmi reperit të njohur shqiptar, Mc Kresha.
Teksa doli në skenë për të performuar në Drenas, atij i ndodhi një gjë e papritur.
Reperi u godit me një shkrepëse, nga një i pranishëm, një veprim ky që irritoi jashtë mase atë.
Në një video e cila u bë virale në rrjetet sociale, reperi dëgjohet duke thënë: “Nëse menoni që ju kemi ardh me ju knu me pare, pa pare jemi tu knu”.
/Shqip.com