PSD me kallëzim penal për Albin Kurtin
Publikuar:
(06.04.2022 09:10:34)

Partia Social Demokrate e Kosovës pritet që në ora 11:00 në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, do të dorëzojë kallëzim penal për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Sipas njoftimit ky kallëzim penal është për deklarim të rrejshëm lidhur me statusin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).
Disa ditë më parë aktivistët e kësaj partie para objektit të Qeverisë, përmes një pankarte kanë akuzuar Albin Kurtin për veteran të rrejshëm.

Sipas PSD-së, Kurti ishte angazhuar në UÇK në gusht të vitit 1998 dhe ka dhënë dorëheqje prej saj në mars të vitit 1999./Shqip.com