Lajme

PSD me aksion simbolik para Qeverisë në ditën kur në Bruksel zhvillohen bisedimet

Partia Socialdemokrate

Gjatë ditës së nesërme, Partia Social Demokrate e Kosovës pritet të organizojë një aksion simbolik para objektit të Qeverisë.

Ky aksion simbolik nga PSD-ja ndodh pikërisht vetëm disa ora para takimit në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë.

“Nesër, me datën 27 shkurt (e hënë), duke filluar nga ora 13:00, PSD do të mbajë aksion simbolik pranë ndërtesës së qeverisë, në sheshin “Skënderbeu”, thuhet në njoftim.

Nga PSD-ja e kanë kritikuar vazhdimisht Qeverinë e Kosovës për qasjen e saj ndaj dialogut me Serbinë.

/Shqip.com