PSD kërkoi qasje në dokumente të MSH-së, nuk iu jepët – Molliqaj: Kjo është paranojë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se Ministria Shëndetësisë nuk iu ka dhënë qasje në dokumente zyrtare.
Këtë ai e cilëson “paaftësi” dhe “paranojë”, shton se “ky është kombinim fatal”.
“Institucionet që qeverisen nga VV janë të mbyllura sepse mënyrë funksionimi e kanë dyshimin dhe shohin rrezik gjithandej. Por, jo rrallë gjërat mbesin pezull nga mungesa e kompetencës”, ka thënë Molliqaj.
Molliqaj thotë po ashtu se ka 53 ditë që kur kanë dorëzuar kërkesë qasje në dokumente publike.

“Vendimi i datës 12 gusht për lirim të masave të pandemisë në vlugun e infektimeve duhet të zbardhet. Për këtë duhet ta dimë rekomandimin e IKShP-së. Ministria po hesht”, pohon ai.
“Kanë kaluar 33 ditë prej se i kemi dorëzuar në Komisionin për Peticione plotësimet e kërkuara nga KQZ lidhur me Peticionin për Faljen e Gjobave të Pandemisë. Edhe këtu asnjë përgjigje”, vazhdon Molliqaj.
Dardan Molliqaj po ashtu citoi ligjin për qasje në dokumente publike.
Kjo parti politike kishte zhvilluar aksione kundër Arben Vitisë.
Ata e quajnë si “doktor hipokriti” dhe e akuzojnë për “keqmenaxhim të pandemisë”. /Shqip.com