PSD-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Arben Vitisë

Partia Socialdemokrate ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kundër ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Sipas kësaj partie, Vitia “nuk di të menaxhojë pandeminë dhe vendimet që ka marrë deri tani kanë qenë fatale për njerëzit”.
Dren Kukaj nga kjo parti, para mediave ka bërë të ditur se kallëzimi penal ka të bëjë me “keqpërdorim ndaj pozitës zyrtare dhe përhapjen e sëmundjeve ngjitëse”.
“Ne sot e kemi dorëzuar një kallëzim penal ndaj ministrit Vitia, i cili më 12 gusht të këtij viti, konsiderojmë se ka bërë dy vepra penale, një për keqpërdorim të pozitës zyrtare si dhe përhapjen e sëmundjes ngjitëse sipas nenit 249 të kodit penal, pasi që vendimin e datës 12 gusht nuk e ka përfillur rekomandimin e IKShPK-së”, ka thënë Kukaj, i cili ka shtuar se provat e tyre përbejnë 90 faqe.
Kallëzimi penal është dorëzuar në emër të Sekretares së Përgjithshme të PSD-së, Teutë Rrusta./SHQIP.com