Lajme

PSD i kundërpërgjigjet me një video Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje përmes një video të publikuar gjatë ditës së djeshme ka akuzuar qeveritë e kaluara për mënyrën e qeverisjes.

Çka ka çka s’ka këto 2 vite?- ishte titulluar video e Vetëvendosjes e cila u kritikua shumë nga ana e partive opozitare.

Partia Social Demokrate e Kosovës përmes një video të publikuar gjatë ditës së sotme i është kundërpërgjigjur Vetëvendosjes.

Video e publikuar nga PSD

Sipas PSD-së, shumë njerëz ka lënë Kosovën si asnjëherë më parë sepse u ka humbur shpresa.

Po ashtu PSD thotë se kjo qeveri për dy vjet nuk ka arritur të bëjë letër(material) për pasaporta.

/Shqip.com