Lajme Ballkan

Protestuesit në Mal të Zi sërish kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja

Për të tretën herë gjatë këtij muaji, para Parlamentit të Malit të Zi u mbajt protestë me sloganin “Ne ekzistojmë”, ku morën pjesë mijëra qytetarë të cilët k tërheqjen e amendamenteve të Ligjit për presidentin, zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Protestuesit i thanë kryeministrit të Qeverisë në detyrë, Dritan Abazoviq, se hyrja e Malit të Zi në nismën rajonale Ballkani i Hapur, do të ishte e papranueshme dhe se Mali i Zi duhet të hyjë në BE dhe jo në “botën fantazmë serbe”, siç e quajtën ata këtë nismë rajonale.

Pas fjalimeve para protestuesve, qytetarët parakaluan nëpër Podgoricë, dhe tubimi u përmbyll pa ndonjë incident, raporton Radio Evropa e Lirë.

Edhe dy javë më parë, Qindra persona morën pjesë në një manifestim përpara parlamentit të Malit të Zi, ku pjesëmarrësit kërkuan largimin e qeverisë dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Protesta u organizua nga “Luça” dhe u mbështet nga partitë opozitare, mes të cilave dhe ajo e presidentit Milo Gjukanoviç.

/Shqip.com