Lajme

Protestuesit hodhën molotovë para Bashkisë së Tiranës! Policia përgjigjet me gaz lotsjellës e ujë për të shpërndarë turmën

Protestuesit janë tashmë përpara Bashkisë së Tiranës, ku kanë hedhur molotovë.

Disa molotovë janë hedhur pranë efektivëve të policisë.

Pas molotovëve të hedhur nga protestuesit, është përgjigjur edhe policia.

Dy efektivë policie janë plagosur nga shpërthimi i molotovëve.

Njërit prej tyre i ka shpërthyer në këmbë, ndërsa kolegët i janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës

/Shqip.com