Lajme

Protestuan për çmimin e naftës, disa të arrestuar dhe dhjetëra të tjerë nën hetim në Shqipëri

Bllokimi i rrugëve si protestë për rritjen e çmimeve

Në Shqipëri gjatë ditës së enjten janë mbajtur protesta kundër çmimit të naftës.

Protestuesit kanë bllokuan disa nga rrugët kryesore nga veriu në jug të vendit.

Në lidhje më këtë policia ka treguar se ka disa të arrestuar dhe të tjerë që janë nën hetime.

Sipas tyre në aksin rrugor Fier-Rrogozhinë, policia ka vënë nën hetim shtatë shtetas për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, ndërsa në Durrës dy arrestime.

Në këtë qytet po ashtu, janë vënë nën hetim 50 protestues të tjerë.

Edhe në Elbasan, janë proceduar penalisht shtatë shtetas, në Mirditë pesë shtetas dhe në kërkim 13 të tjerë.

Tutje në raport të policisë thuhet se janë sekuestruar dhe disa automjete me të cilat këta shtetas kanë bllokuar në mënyrë të paligjshme rrugën./SHQIP.com