Lajme Botë

Protesta në Kinë kundër masave kufizuese të COVID-19

Protestat kanë shpërthyer anembanë Kinës kundër masave kufizuese ndaj COVID-19.

Qindra protestues brohorisnin “Jepi fund, Xi Jinping”,  “Jep dorëheqjen, Partia Komuniste!” etj.

Po ashtu, të enjten një zjarr vdekjeprurës që la se paku dhjetë persona të vrarë dhe nëntë të tjerë të plagosur ka ndodhur në një bllok apartamentesh në Pajeti.

Për këtë, të shtunën qindra banorë u mblodhën për një vigjilje të qirinjve në rrugën “Pajeti” e cila u quajt sipas qytetit.

Kjo ceremoni u bë në kujtim të viktimave të zjarrit të së enjtes.

Në videot edhe pse të censuruara në rrjetet sociale, personat në fjalë ishin rrethuar rreth qirinjve me lule dhe pankarte të ndryshme.

Turma mbante edhe fleta të bardha prej letre që është tradicionalisht një protestë simbolike kundër cezurës.

 “Kemi nevojë për të drejtat e njeriut, kemi nevojë për liri. “Mos doni provën e Kovidit, doni liri!” dhe “Mos doni diktaturën, doni demokraci!”, këndonte turma.

Edhe sot, qindra banorë të Shangait u kthyen në vend për të vazhduar protestat pavarësisht një pranie të madhe policore dhe blloqeve rrugore.

Videot treguan qindra njerëz në një kryqëzim duke bërtitur “Lironi popullin!” në një kërkesë që policia të lirojë demonstruesit e ndaluar.

/Shqip.com