Rozë

Pronaret e Top Channel tregojnë a paguhen banorët e Big Brother VIP

Lori dhe Sara Hoxha

Big Brother VIP është njëri ndër programet më të ndjekura të momentit.

Kjo pasi personazhet brenda janë persona të njohur për publikun dhe kureshtja është rritur edhe më shumë.

Së fundmi Lori dhe Sara kanë folur për Top Albania Radio, të cilat kanë treguar se banorët nuk paguhen.

Kjo pasi më parë është spekuluar se ata paguhen 1500 euro në muaj.

Ato gjithashtu i kanë dhënë një përgjigje spekulimeve se fituesi është përcaktuar që në fillim të programit.

“Pse duhet të përcaktosh një fitues që në fillim? Nëse publiku nuk e do duket ajo. Po ta kisha përcaktuar unë do kishte dalë që në fillim.”, thotë Lori.

A ka banorë të infiltruar nga produksioni?

“Budallallëku më i madh që kam dëgjuar ndonjëherë. Ata jo të infiltruar dhe po japin informacion, jo të ishin dhe të infiltruar.”, shton Lori.

Kush është “Vëllai i madh”? Lori thekson: Jo, sigurisht që nuk jemi ne “Vëllai i madh”.

Big Brother Vip

“Vëllai i madh” është një ekip i tërë, një skuadër e madhe.”

Ndryshe, finalja e madhe pritet që të jetë më 18 shkurtë ku finalisti do t;i fitojnë 100 mijë euro./SHQIP.com