Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj shoferit të autobusit që u aksidentua në Kroaci ku vdiqën 10 persona nga Kosova

Prokuroria në Slavonksi Brod të mërkurën ngriti aktakuë ndaj shoferit të autobusit me udhëtarë nga Kosova, i cili u aksidentua më 25 korrik të vitit të kaluar, trasnmeton Shqip.com.
Deri te aksidenti i cili mbetën të vdekur 10 persona, dyshohet se erdhi për shkak të pakujdesisë së shoferit, raporton Index.hr.
“I akuzuari 52-vjeçar akuzohet se me datë 25.07.2021 rreth orës 6 ka vozitur autobusin Setra me targa të Kosovës në korsinë e djathtë në drejtim të lindjes, gjegjësisht në korsinë jugore të autostradës A3, afër Sibinjit: 15, në kundërshtim me dispozitat e nenit 47 paragrafi 2 i Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor.
Ai akuzohet se, duke besuar në mënyrë të pakujdesshme se nuk do të rrezikonte përdoruesit e tjerë të rrugës, është kthyer nga pjesa e pasme e autobusit ku ka dëgjuar zhurmë, kështu që nuk ka mundur të ndiqte situatën e trafikut para tij apo drejtimin e autobusit”, thuhet ndër tjerash në aktakuzë.
Po ashtu, në aktakuzë thuhet se shoferi i autobusit nga Kosovë akuzohet se më pas kishte marrë kthesën majtas por që kishte frenuar, gjë e cila shkaktoi rrëshqitje dhe përmbysje të autobusit.
Ndryshe, pas aksidentit shoferi fillimisht ishte ndaluar për një muaj në paraburgim nga Gjykata në Slavonski Brod, teksa paraburgimi i ishte zgjatur deri më 22 nëntor./SHQIP.com