Rozë

Prokuroria kërkon rikthimin e Encës në burg

Prokuroria e Tiranës ka ankimuar vendimin e dhënë nga Gjykata për këngëtaren Enca duke kërkuar rikthimin e saj në qeli.

Policia e Tiranës e arrestoi Encën në kuadër të operacionit “Balcony”, pasi i gjeti gjetur 5 vazo me kanabis në banesën e saj në Lundër.

Pesë ditë më parë, Gjykata e Tiranës vendosi ta nxirrte nga qelia, ku këngëtarja qëndroi për 2 netë, duke i caktuar këngëtares masën e ‘detyrimit të paraqitjes’.

Enca u mbrojt nga xhaxhai i saj, avokati Maks Haxhiaj.

Ai pretendoi se kontrolli në banesën ku u zbuluan 5 rrënjët e kanabisit që kishin arritur nga 1.1 deri në 1.3 metër, është bërë pa vendim gjykate, por me iniciativë të policisë.

/Shqip.com