Prokuroria e cilëson të dyshimtë vdekjen e gruas në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, e ka cilësuar si të dyshimtë vdekjen e gruas që ndodhi sot në lagjen “Bregu i Diellit” në kryeqytet.
Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për Shqip.com, ka thënë se në vendin e ngjarjes ndodhet prokurorja kujdestare e Krimeve të Rënda.
“Ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ndodhet në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante. Është gjetur një trup pa shenja jete (femër).
Sipas infomatave fillestare nga vendi i ngjarjes rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta, mirëpo Prokuroria në koordinim me të gjitha institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore per t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti”, tha Ulaj.
Sipas Prokurorisë, pas ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes, trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion.
/Shqip.com