Lajme Botë

Prokurori i Përgjithshëm emëron një këshilltar special për të hetuar dokumentet e Biden

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland ka emëruar një këshilltar special për të marrë përsipër hetimin mbi keqpërdorimin e mundshëm të dokumenteve të klasifikuara nga presidenti Joe Biden.

Avokati special i përzgjedhur në këtë rast, është Robert Hur.

Lidhur me këtë, Richard Sauber, këshilltari special i Presidentit Biden, lëshoi ​​një deklaratë vetëm disa orë pas emërimit të Hur si avokat special në këtë çështje.

“Ne jemi të bindur se një shqyrtim i plotë do të tregojë se këto dokumente ishin vendosur gabimisht pa dashje dhe se Presidenti me avokatët e tij vepruan menjëherë pas zbulimit të këtij gabimi”, tha Suber.

Kujtojmë se, Hur shërbeu në administratën e Trump si avokat i SHBA-ve në Maryland.

“Unë besoj fuqishëm se proceset normale të këtij departamenti mund t’i trajtojnë të gjitha hetimet me integritet. Por sipas rregulloreve, rrethanat e jashtëzakonshme këtu kërkojnë caktimin e një avokati të posaçëm për këtë çështje”, tha Garland të enjten ndërsa bëri njoftimin.

Emërimi është një moment i rëndësishëm për Biden, i cili kryesisht ka qenë në gjendje të shmangë problemet ligjore gjatë kohës së tij në Shtëpinë e Bardhë. Hetimi i këshilltarit special, së bashku me Dhomën e Përfaqësuesve të re agresive të udhëhequr nga republikanët, do të thotë se Biden mund të jetë në mbrojtje për dy vitet e ardhshme.

Lexo edhe:
Këshilltari Special që heton Trump, përballet me “erëra” të forta

Emërimi vjen disa orë pasi zyra e këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë tha në një deklaratë se ndihmësit e Biden gjetën dokumente të kohës së Obamës me shenja të klasifikuara në dy vende brenda shtëpisë së tij në Wilmington, Delaware.

Dokumentet ishin vendosur në një zonë magazinimi në garazhin e Biden dhe një dhomë ngjitur, thuhet në deklaratë. Biden shpesh i kalon fundjavat në shtëpi, e vendosur në një enklavë të pasur, të pyllëzuar në një liqen.

Duke folur të enjten, Biden tha se dokumentet ishin në një “garazh të mbyllur” dhe se ai po bashkëpunonte plotësisht me Departamentin e Drejtësisë, raporton CNN.

Disa nga dokumentet e klasifikuara ishin “sekret i madh”, i një niveli të lartë. Ato u gjetën në tre ose katër kuti që përmbanin gjithashtu letra të paklasifikuara që bien nën Aktin e të dhënave presidenciale.

/Shqip.com