Projektligji për tërheqjen e 30% të mjeteve të Trustit shkon në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka bërë të ditur se Projektligji për tërheqjen e 30% të mjeteve të Trustit ka shkuar në Kuvend.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.
‘’Projektligji që mundëson tërheqjen e deri 30% të mjeteve nga Trusti u është shpërndarë sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës’’ ka shkruar Haxhiu.
Ai beson që deputetët do të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe do të mbështesin këtë projektligj.
‘’Besoj se deputetët do të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe me integritet do të mbështesin këtë Projektligj që është kërkesë e qytetarëve’’ ka shtuar më tej Haxhiu.
Ftoj të gjithë kolegët deputetë nga të gjitha subjektet politike parlamentare që ta mbështesin këtë kërkesë të qytetarëve për tërheqjen e mjeteve nga Trusti ka shtuar më tutje Haxhiu./Shqip.com